Home ShowBiz Një dasmë në horizont? Luixhino nxjerr ‘padashje’ sekretin e Sara Hoxhës
Një dasmë në horizont? Luixhino nxjerr ‘padashje’ sekretin e Sara Hoxhës
0

Një dasmë në horizont? Luixhino nxjerr ‘padashje’ sekretin e Sara Hoxhës

0
0

Sara Hoxha është padyshim një nga konkurrentet më të forta në “Dancing With The Stars”.

Ajo na habit çdo herë e më shumë me rezultetet e saj në formatin e kërcimit.

Së fundmi Sara ka ndarë disa video me balerinin e saj, Luixhino, i cili teksa fliste mbi provat e radhës, ka treguar se sipas tij Sara dhe Ledri do të bëjnë dasmë.

“Na trego pak se sa bukur e kërcej unë vallen e Rrugovës”, i është drejtuar Sara balerinit.

“Aq bukur sa do nisim përgatitjet për dasmë. I shkreti unë sa shumë punë kam me këto kërcimet e dasmës, hapja, valsi, torta. Për dasmën tënde që do bësh”, është shprehur balerini.

Sara ka hedhur poshtë deklaratën e tij, por Luixhino ngulon akoma më shumë tek pohimi i tij.

“Do të bëj dasmë, por mos e besoni”, përfundon ai.

Linku: https://www.instagram.com/stories/sarahoxha/2977884807038471696/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClMjkNyrHGQ/?utm_source=ig_web_copy_link