Home ShowBiz Rekord historik për Dua Lipën, ja sa pjesmarrës mblodhi turneu i mbajtur në Tiranë
Rekord historik për Dua Lipën, ja sa pjesmarrës mblodhi turneu i mbajtur në Tiranë
0

Rekord historik për Dua Lipën, ja sa pjesmarrës mblodhi turneu i mbajtur në Tiranë

0
0

Dua Lipa mbrëmjen e djeshme me mbylljen e turneut Future Nostalgia ka shënuar një rekord të ri në botën e muzikës.

Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë gjatë performancës së saj në ‘Sheshin Skëndërbej’

Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Këngëtarja e ka ripostuar këtë moment historik të karrierës e saj në rrjete sociale.

Linku: https://www.instagram.com/stories/dualipa/2982204220535520454/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cli_BZoMtQ3/

tags: