Home Aktualitet Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja me famë botërore
Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja me famë botërore
0

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta këngëtarja me famë botërore

0
0

Këngëtarja britanike, Christine McVie, e cila ishte pjesë e bandës së rock-ut “Fleetwood Mac”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ka lajmëruar familja e saj.

Kantautorja britanike ishte pjesë e disa hiteve, si: Little Lies, Everywhere, Don’t Stop, Say You Love Me dhe Songbird.

Ajo vdiq paqësisht në një spital në shoqërinë e familjes së saj, thuhet në një deklaratë.

McVie u largua nga Fleetwood Mac pas 28 vitesh në 1998, por u kthye sërish në 2014.

“Ne do të dëshironim që të gjithë ta mbanin Christine në zemrat e tyre dhe të kujtonin jetën e një qenieje të jashtëzakonshme njerëzore dhe muzikanti të nderuar që u dashurua universalisht”, thuhej në deklaratën e familjes së saj.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-63812952

Burimi i fotos: pexels.com