Nga vështirësit e jetesës larg PM deri tek planet për të ardhmen, Sarah Berisha nuk i kursen përgjigjet
Sarah Berisha dhe Dj PM janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun.
Ata nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre momentet që kalojnë së bashku.
Së fundmi Sarah ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku është pyetur lidhur me vështirësitë me të cilat ajo dhe PM janë hasur për shkak të largësisë.
“Po patjetër që është e vështirë. Por nëse e do një person duhet të bësh pak sakrifica në fillim derisa të gjeni një vijë të mesme”, është shprehur ajo.
Ndërsa një ndjekës tjetër e pyet lidhur me fejesën dhe më tej me planet për të ardhme, ndërsa Sarah është munduar të qëndrojë hermetike duke kthyer një përgjigje me shaka.
“Kur do fejohesh? Kur do bësh fëmijë? Kur do blesh shtëpi? Kur Sarah kur?”, ka qënë pyetja e një ndjekësi.
“Hë pra Kur, kur??”, është përgjigjur Sarah.
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarah.berisha/2985952019047150309/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/