Home ShowBiz Nuk fshihet më, Melisa Lleshi zbulon djalin që ia ka rrëmbyer zemrën
Nuk fshihet më, Melisa Lleshi zbulon djalin që ia ka rrëmbyer zemrën
0

Nuk fshihet më, Melisa Lleshi zbulon djalin që ia ka rrëmbyer zemrën

0
0

Melisa Lleshi u bë e njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes e saj në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Megjithatë për të rrugëtimi i saj në televizion nuk përfundoi pasi ajo është një nga konkurrentet e emisionit të kërcimit “Dance Albania”.

Ndarja e saj nga ish-konkurrenti i Përputhen, Andi Shehi bëri shumë bujë në mediat rozë, por mesa duket dikush tjetër ia ka rrëmbyer zemrën Melisës.

Një tufë me lule në “Dance Albania” për të shtoi më tepër kuriozitetin e publikut për partnerin e ri të saj.

“Janë sulur të gjithë, kush është, pse është, si është, çfarë është, sa ke, sa s’ke, duroni! Jo nuk është bjond, është diçka e mesme.

Pak më i gjatë si unë, nuk kemi shumë diferencë në moshë. Thjeshtë është i pjekur, kaq më mjafton mua, më shumë se mosha.

Ka qenë njëherë në publik, por askush nuk e dinte, madje as unë vetë nuk e dija. Më mbështet”, u shpreh Melisa duke zbuluar disa detaje për partnerin.

Linku: https://youtu.be/wo19zvLaknE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClJgDI-N7jX/?utm_source=ig_web_copy_link