Home ShowBiz Alban Kondi zbulon arsyen emocionuese pse i vendosi emrin e Dr Florit të birit
Alban Kondi zbulon arsyen emocionuese pse i vendosi emrin e Dr Florit të birit
0

Alban Kondi zbulon arsyen emocionuese pse i vendosi emrin e Dr Florit të birit

0
0

Alban Kondi vëllai i Dr Florit ka qenë i ftuar së fundmi në ABC e mëngjesit.

Këngëtari është ndalur një moment tek mungsa e thellë që i ka lënë humbja e të vëllait.

Kujtojmë se Albani është një ndër tre anëtarët e grupit të njohur “Produkt 28”.

Alban u shpreh se ndjen shumë mall për vëllain e tij. Albani tregoi vendimine vështirë që mori kur i vendosi djalit të tij emrin e Dr Florit.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100 % i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’.

Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.

 E thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0dzcfsdlzC4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kondialban/tagged/

tags: