Monika Lubonja është një aktoret më të dashura për publikun shqiptar.
Pas eksperiencës së saj në formatin “Big Brother VIP”, Monika Lubonja u kthye në një nga personazhet më të kërkuar.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria.
Së fundmi ajo ka prekur me një dedikim për të atin e ndjerë.
Aktorja ka sjell në kujtes momentet që kalonin së bashkë.
Madje shkrimit të gjatë dhe emocionues, ajo i ka bashkëngjitur dy foto nga fëmijëria e saj teksa shihet pranë të atit.
“Sa mall kam për ty babë…Ehh sa më mungon,
Kur filloj të shkruaj për ty, më duket sikur ti më jep forcën më të madhe në këtë botë. Më mungon kaq shumë, bisedat dhe momentet e bukura që kalonim bashkë. Ah babi im i shtrenjtë sa do doja të të kisha pranë e të flisnim si dikur , të tregoja për gjërat e mia, diku te bukura, diku dhe të rrezikshme, diku normale …më mungon zeri jot, kur më thoje : -me ngadal Monika, mere më shtruar se ke akoma jetë të bukur para… Por ti o babi se di sa jam lodhur në këtë tokë , e sa kam nevoj të të përqafoj e të puthja pafund ty.
Kur shkruaj për ty më duket sikur të shikoj dhe jemi pranë njëri -tjetrit, më flet shtruar, e në fund më thua: “ Mos harro zemren e bukur e buzëqeshjen tënde”. Sot zgjodha këtë foto, se kjo flet shumë për ne të dy dhe kur nuk flasim bashkë e kuptonim kaq mirë njëri – tjetrin. Kam mall per ty… E ndjej fort që shpirti jot i bukur është pranë meje e kudo”, ka shkruan aktorja.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cl-6FAxNp4v/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdoDrCcICQ8/?utm_source=ig_web_copy_link