Tea Trifoni u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Më shumë se çdo gjë tjetër figura e saj lidhet sot nga publiku përmes historisë me Andin, e cila u pësua nga një skandal më pas teksa u zbulua lidhja e saj të fshehtë me një tjetër konkurrent të asaj kohe, Beartin.
Tashmë si një konkurrente brenda shtëpisë së famshme së “Big Brother VIP”, Tea ka zbuluar me gjakftohtësi se gjithçka e ka bërë për show e ndonëse pohon se nuk do ta bëjë më.
Gjatë një diskutimi me gazetarin Ronaldo Sharka dhe Zhaklinën ajo është shprehur:
“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”.
E pyetur se pse e bëri, Tea tha: “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën e u mërzita unë”.
Linku: https://youtu.be/khKO560G03k
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmkLOsOt8Z6/?utm_source=ig_web_copy_link