Andi Artani dhe Jasmin Kadiu janë një nga çiftet që u formuan në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Megjithatë çifti pas daljes nga emsioni u nda.
Ndërsa Andi Artani ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, gjatë një bisede me banorët e tjerë ai iu rikthye edhe njëherë historisë me Jasminën.
Ndër të tjera ai e cilësoi lidhjen me të toksike e ndërsa vetë Jasminën e quajti posesive edhe ndaj shoqeve të veta.
E ftuar në “Big Talk” ish-konkurrentja reagoi lidhur me deklaratën e Andit.
Ajo nuk hezitoi aspak të thumbojë hapur atë, madje edhe ta kërcënojë.
“Ai ka dalë për të përfaqësuar veten, jo çfarë kishim ne, jo çfarë ndodhi me ne. Po, kisha diçka, e keni parë në televizor, kaq! Mund dhe unë të dal të them që Andi kishte më shumë hormone femërore sesa mashkullore sepse llafet e grave është duke i bërë më mirë se ne femrat. Por unë s’kam dal kurrë ta them.
Mund të them që kam video të Andit me fustanin tim veshur. Unë mundem shumë mirë ta ul figurën e tij, ta përflas nëpër intervista, por unë prandaj jam tërhequr sepse në çdo intervistë pyesin për të. Unë sapo e bëra dhe ai meriton më keq se kaq sepse unë kurrë nuk e kam fyer atë për paraqitjen e jashtme.
Bën mirë të jetë hera e fundit. Ai mund ta marrë si kërcënim, ta marrë si të dojë. Pasi ai ka bërë atë deklaratë mua më kanë komentuar në çdo rrjet social”, është shprehur ndër të tjera Jasmina.
Linku: https://youtu.be/UeiXixTJOVQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cbavuy-NreS/?utm_source=ig_web_copy_link