Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Pavarësisht është shumë aktive në televizion dhe rrjetet e saj sociale, Xhemi përpiqet ta ruajë jetën e saj private larg syve të publikut.
Shpeshherë moderatorja realizon biseda virtuale me ndjekësit, ku njëri prej tyre e ka pyetur se pse nuk e përmend asnjëherë bashkëshortin e saj.
Moderatorja është përgjigjur duke pohuar se ai nuk preferon të jetë një person publik dhe ajo e respekton zgjedhjen e tij.
“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”, shkruan Xhemi krahas një foto teksa shihet që edhe këtë herë është munduar të mos ia zbuloi identitetin partnerit.
Linku: https://www.instagram.com/stories/xhemishehu_/3003215958324542385/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CastG86thjP/?utm_source=ig_web_copy_link