“Avatar The Way Of Water” thyen rekord, fiton shifrën marramendëse në vetëm 2 javë
Vazhdimi i filmit “Avatar” i James Cameron, “The Way Of Water”, arriti në 1 miliard dollarë (konkretisht1.35 miliardë dollarë) në shitjet globale të biletave për vetëm 14 ditë.
Është një nga tre filmat e vetëm në vitin 2022 që ka arritur shifrën historike në arkë. Top Gun: “Maverick” mori 31 ditë, ndërsa “Jurassic World Dominion” u deshën më shumë se katër muaj.
“The Way Of Water” u desh pak më shumë për të arritur në 1 miliard dollarë sesa Spider-Man: No Way Home i 2021-shit, i cili arriti këtë shumë për 12 ditë.
“Avatar: The Way Of Water” vjen 13 vjet pas filmit të parë të vitit 2009, i cili është filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave me 2.97 miliardë dollarë të mbledhur globalisht.
Cameron ka thënë në intervista se vazhdimi, i cili kushtoi rreth 350 milionë dollarë, duke përjashtuar tarifat e marketingut, duhet të bëjë të paktën 2 miliardë dollarë për të thyer rekordin megjithëse disa ekspertë kanë thënë se shifra është më afër 1.5 miliardë dollarëve.
Aktorët Sam Worthington dhe Zoe Saldana kthehen në vazhdim për të ripërsëritur rolet e tyre si Jake Sully dhe Neytiri, respektivisht. Filmi zhvillohet 10 vjet pas ngjarjeve të origjinalit me çiftin tashmë prindër të pesë fëmijëve.
Filmi, i cili ka një kohëzgjatje prej 3 orë e 12 minuta, luajnë gjithashtu Sigourney Weaver, Kate Winslet dhe Stephen Lang.
Cameron ka planifikuar edhe tre filma të tjerë Avatar.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cl1nqIIvjFj/?utm_source=ig_web_copy_link