Home Business / Technology Vëmendje! WhatsApp do të ndalojë së punuari pas 31 dhjetorit për këta telefona
Vëmendje! WhatsApp do të ndalojë së punuari pas 31 dhjetorit për këta telefona
0

Vëmendje! WhatsApp do të ndalojë së punuari pas 31 dhjetorit për këta telefona

0
0

Çdo vit, WhatsApp tenton t’i japë fund mbështetjes për disa pajisje që konsiderohen të vjetruara. Edhe këtë vit, platforma e mesazheve në pronësi të Meta-s nuk do të funksionojë në mbi 40 telefona inteligjentë, që përfshin dy iPhone të vjetër, pas 31 dhjetorit. Kontrolloni nëse telefoni juaj është në listë.

Këta telefona nuk do të mbështesin WhatsApp!

WhatsApp po përfundon për pajisjet dhe sistemin operativ që po përdoren më pak dhe janë goxha të vjetra. Aktualisht, WhatsApp mbështet versionin Android 4.1 e lart, iOS 12 e lart, dhe KaiOS 2.5.0 e lart (duke përfshirë JioPhone dhe JioPhone 2).

Lista (nëpërmjet GizChina) përmban 49 telefona që nuk do të mund të ekzekutojnë përdorimin në WhatsApp më 31 dhjetor. Hidhini një sy.

Apple: iPhone 5, iPhone 5c

Samsung: Galaxy Ace 2, Galaxy Core, Galaxy S2, Galaxy S3 mini, Galaxy Trend II, Galaxy Trend Lite, Galaxy Xcover 2

LG: LG Enact, Lucid 2, Optimus 4X HD, Optimus F3, Optimus F3Q, Optimus F5, Optimus F6, Optimus F7, Optimus L2 II, Optimus L3 II, Optimus L3 II Dual, Optimus L4 II, Optimus L4 II Dual, Optimus L5, Optimus L5 Dual, Optimus L5 II, Optimus L7, Optimus L7 II, Optimus L7 II Dual, Optimus Nitro HD

Sony: Xperia Arc S, Xperia miro, Xperia Neo L

Huawei: Ascend D, Ascend D1, Ascend D2, Ascend G740, Ascend Mate, Ascend P1

Wiko Cink Five

Wiko Darknight ZT

Memo ZTE V956

Quad XL

Lenovo A820

Archos 53 Platinum

Grand S Flex ZTE

Grand X Quad V987 ZTE

HTC Desire 500

Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve zotëron një telefon inteligjent të kohëve të fundit me versionet më të reja të Android ose iOS, ka edhe nga ata që mund të kenë në përdorim telefonat e vjetër dhe nëse ti bën pjesë në këtë listë, është koha për t’u përmirësuar!Na tregoni nëse jeni duke përdorur ende ndonjë nga telefonat inteligjentë të lartpërmendur në komentet më poshtë.

Linku: https://beebom.com/whatsapp-stop-working-phones-december-31/

Buirmi i fotos: freepik.com