Home ShowBiz “Keisi të përgjërohem”, Stresi i bënë kërkesën e veçantë ish-partneres
“Keisi të përgjërohem”, Stresi i bënë kërkesën e veçantë ish-partneres
0

“Keisi të përgjërohem”, Stresi i bënë kërkesën e veçantë ish-partneres

0
0

Reperi i njohur, Stresi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” që në nisje të esperiencës së tij nuk ka ngurruar të flas për ish-partneren.

Së fundmi Stresit i është drejtuar pyetja se çfarë do t’i mbetej peng nga rrugëtimi i tij nëse do të eleminohej.

Përmes përgjigjes së tij reperi nuk hezitoi t’i bënte Keisit një kërkesë për ta takuar teksa ai ndodhej brenda shtëpisë së famshme.

Kërkesa erdhi me lutje dhe përgjërime nga ana e reperit, i cili e quajti këtë mision për të fituar përsëri dashurinë e jetës.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu.

Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash.

Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”, është shprehur Stresi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CmxR9rFKzxZ/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/