Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja ishte një nga personazhet që përflitej për të marrë pjesë në sezonin e dytë të formatit të shumëkomentuar “Big Brother VIP2”.
Përpara se të niste emisioni Lei bëri një provokim ndjekësve të saj duke përdorur frazën e njohur të tij ‘po ju vëzhgoj’.
Kaq mjaftoi të merrej si një konfimim i pjesëmarrjes së saj në “BBV2”.
Mirëpo ndërsa të gjithë prisnin që Lei të hynte në ditët në vazhdim ajo ka habitur me përgjigjen e saj lidhur me formatin.
“Sikur doli lajmi që do hyje në BBV pse su fute”, pyet një ndjekës.
“Çdo vit dalin lajme që do futem. Jo nuk e përballoj, është lojë shumë e vështirë. Më pëlqen ta shijoj nga divani”, shkruan Lei.
Linku: https://www.instagram.com/stories/leikraja/3009681867515043164/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkYrcuBpuIj/?utm_source=ig_web_copy_link