“Kemi marrë përsipër një çmenduri”, Dojna zbulon aventurën e pazakontë në ditëlindjen e saj
Moderatorja e dashur, Dojna Mema ka festuar 31 vjetorin e saj të lindjes.
Në këtë ditë tepër të veçnatë për të Dojnës i janë drejtuar urime tepër të veçnata nga ndjekësit e saj, por jo vetëm.
Ndër të tjera dallon dedikimi me fjalë zemre i motrës së saj me të cilën ka një raport tepër të ngushtë.
“Vajza me shpirtin më të bukur që njoh, idhulli im e dielli që më ngroh çdo ditë me mirësinë e saj, Dojn, ti je gjithçka që do doja të isha dhe inspirimi i shumë vajzave.
Gëzuar ditëlindjen, motra ime”, ka shkruar e motra, Mikela Mema, krahas fotos së saj me Dojnën.
Pak mintuta më parë Dojna ka realizuar një InstaStory ku falenderon të gjithë për urimet dhe gjithashtu tregon nismën e çmendur që çifti së bashku me djalin e tyre të vogël, Nolan Sol kanë vendosur të realizojnë në ditëlindjen e moderatores.
Dojna ka zbuluar se ata do të zhvillojnë një udhëtim nëpër shtetet e Evropës me makinë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/3011125573803933276/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cm4VG-vtnac/?utm_source=ig_web_copy_link