Tea Trifoni ka arritur të fitojë sërish vëmendje gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”.
Ajo ka qënë shpeshherë protagoniste në disa debate të ndodhura mes banorëve në shtëpinë e famshme.
Së fundmi teksa një pjesë e mirë e tyre ishin duke biseduar në oborr, gazetari i njohur Ronaldo Sharka ka habitur me deklaratën e tij për Tea Trifonin.
Sipas tij Tea e ka provokuar dhe ngacmuar me shikime, ndërsa kjo e fundit e mohon duke u shprehur e çuditur.
“Je provokuese. Më ke ngacmuar me sy që në fillim të këtij emisioni.
Unë prandaj kam thënë që një nga qëllimet e tua në Big Brother është të dalësh çift”, është shprehur gazetari.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CnKgrMdBXe5/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdgWJSRNcn1/?utm_source=ig_web_copy_link