Gjon Karrica, i njohur ndryshe si Lugati, ditën e djeshme ka pësuar një sulm epileptik.
Gjendja e tij ka qënë shumë e rënduar, mirëpo gjatë trajtimit mjekësor në spital gjendja e tij është shfaqur më e qëndrueshme.
Vëllai i madh ka njoftuar përmes një zarfi të dërguar për banorët brenda shtëpisë së famshme se Lugati është në kujdesin e mjekëve dhe falenderon konkurrentët për përkujdesjen ndaj tij.
“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do vëllai i madh”, shkruhej në njoftim.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CnkVHaHqDD4/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/