Home Aktualitet E trishtë! Ndërron jetë piktori i njohur shqiptar 
E trishtë! Ndërron jetë piktori i njohur shqiptar 
0

E trishtë! Ndërron jetë piktori i njohur shqiptar 

0
0

Ditës e sotme është njoftuar se ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Daut Berisha. 

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook. 

“E nderuar familje Berisha, 

Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit Daut Berisha, një prej artistëve më të shquar të kohës sonë. 

Berisha ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe artit. Portretet që krijoi, të ekspozuara jo vetëm në vendlindje por edhe në galeritë më prestigjioze jashtë vendit, bëjnë që veprimtaria e tij e frytshme të zërë vend të veçantë në trashëgiminë e pasur të artit botëror. Krijimtaria e tij do të kujtohet gjithmonë ndërsa do të frymëzoj breza të tjerë artistësh. 

Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik. 

Me respekt, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shkruhet në njoftim. 

Linku: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=567174795455920&set=a.293528766153859&type=3  

Burimi i fotos: pexel.com