Gazetari i njohur, Ronaldo Shakra para pak ditësh ka përfunduar eksperiencën e tij në formatin e njohur “Big Brother VIP”.
Ai ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Pardon my French”, ku ka zbuluar shumë detaje nga rrugëtimi i tij, por jo vetëm.
Ai ka zbuluar një skenë ku zbulohet një e vërtetë, e cila para disa vitesh ka bërë bujë në mediat rozë. Dhe bëhet fjalë për publikimin e fotove të Teas me Beartin.
Ronaldo është shprehur gjithashtu se sjellja e Teas bie në kontraditë me sjelljen e saj teksa gënjeu gjithë Shqipërinë për historinë e saj gjatë Përputhen.
“Në përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda.
Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma”, është shprehur Ronaldo.
Linku: https://www.youtube.com/@TOPALBANIARADIOLIVE
Burimi i foto: https://www.instagram.com/p/CmkLOsOt8Z6/?utm_source=ig_web_copy_link https://www.instagram.com/p/Cmmp8FStca4/?utm_source=ig_web_copy_link