Orët e para të mëngjesit do të jenë me vranesira dhe reshje të izoluara dëbore në zonat juglindore dhe verilindore, ndërsa shira të dobët do të ketë në jug të vendit.
Përsa i përket zonave qëndrore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të dendura por pa reshje.
Mbetet problematikë e theksuar ngricat në akse rrugore në të gjithë zonën malore të Shqiperisë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com