Home ShowBiz E tradhëtojnë ‘pantallonat’, Harry Style përballet me situatën e sikletshme në skenë
E tradhëtojnë ‘pantallonat’, Harry Style përballet me situatën e sikletshme në skenë
0

E tradhëtojnë ‘pantallonat’, Harry Style përballet me situatën e sikletshme në skenë

0
0

Këngëtari i njohur, Harry Styles është përballur me një të papritur aspak të këndshme teksa performonte në një nga shfaqjet e tij të fundit.

Gjatë koncertit të tij në Los Anxhelos, këngëtari ‘u tradhëtua’ nga veshja e tij teksa performonte “Music for a Sushi Restaurant”, kënga e fundit nga albumi i tij Harry’s House.

Ndërsa ai ulet në gjunjë pantallonat e tij grisen në pjesën përpara.

Një fans ka kapur momentin në fjalë, duke postuar një video në Twitter të Harry-t duke iu grisur pantallonat prej lëkure. Fituesi i Grammy-t e mori momentin me hapa të lehtë, duke u përpjekur të mbulonte momentin e sikletshëm, por ai vazhdoi performancën.

“Mu grisën pantallonat. Ndjej se duhet t’u kërkoj falje disa prej jush pikërisht këtyre që ndodhen përpara. Dua të them, kjo është një shfaqje familjare”, tha artisti duke qeshur.

Linku: https://youtube.com/shorts/8FIO6opWpUg?feature=share

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CW52N-1rSDy/