Olta Gixhari kohët e fundit nuk po e përballon lehtë eksperiencën e Big Brother Vip. Së fundmi ajo është parë e përlotur në cepat e shtëpisë.
Pas gjithë kësaj rënie motra e saj ka reaguar në rrjete sociale.
Për Oltën.
‘Do doja të të kisha përballë e të të flisja si motra e madhe të voglës. Ndodh shpesh që motra e madhe të jetë protektive ndaj së voglës e ky është rasti që të thoja dy fjalë. Sikur njerëzit të të njihnin siç të njoh unë… Ke bërë disa gabime, por këto gabime nuk janë të parikuperueshme. Do doja shumë të shikoja më shpesh botën tënde të brendshme. Ndjesitë e tua mos ki frikë t’i shfaqësh, je më e bukur dhe më e fortë kur qesh, lodron, qan. Unë e di sa dashuri ke brenda vetes: tregoje, tregoje Oltën e vërtetë, ke akoma kohë. Ke marrë rolin e antagonistes, por tani ka ardhur koha të kthehesh në protagoniste. ‘Një shok i vërtetë është ai që vjen kur të tjerët ikin’.
Për miqtë.
‘Ashtu si mua Olta ka plot miq jashtë. Do të doja që secili prejt tyre të tregonte një pjesë të së vërtetës, jashtë asaj shtëpie, si e njohin ata, sa janë kënaqur me të edhe sa alegri ka sjellë Olta në jetët e tyre. Kjo është koha’
Për publikun.
‘A thua na bën njerëz më të mirë se Olta fakti që keni këtë urrejtje brenda vetes? A thua na bën njerëz më të mirë fakti që shikoni një nënë duke qarë dhe batuta pasardhëse është: Po aktorn? A thua na bën njerëz më të mirë fakti që përtej çdo padrejtësie që na bëhet ne heshtim e përballë një njeriu jemi të zotët të themi çdo fjalë? Duhet të reflektojmë, kjo na përmirëson”.
Linku: https://www.instagram.com/gerta.gixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoHXGQlt3nq/
