Home ShowBiz Rrjeti ka shpërthyer ndaj saj, babai i Deas ka diçka për të thënë
Rrjeti ka shpërthyer ndaj saj, babai i Deas ka diçka për të thënë
0

Rrjeti ka shpërthyer ndaj saj, babai i Deas ka diçka për të thënë

0
0

Dea është kthyer në një nga emrat më të sulmuar jashtë shtëpisë vip.

Ndjekësit jo pak herë e kanë gozhduar për shkak të deklaratave të saj.

Së fundmi i ati i saj ka qenë i ftuar në Ftesë në 5. I ati i Deas është shprehur kështu:

‘Të thuash të vërtetën sot krijon armiq. Vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsht për asnjë. Edhe kur bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë, ajo nuk ka fyer askënd është sjellë me edukatën që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë. Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë. Është një lojë e pakuptimtë, unë kam ankesat e mia, nga njerëzit që janë brenda dhe që janë jashtë. Aty bullizohet një femër dhe shoqëria. Dea bullizohet në televizion direkt, fyhet nga një mashkull që është babai i saj në moshë. Shoqëria në vend që të reagojë solidarizohet me të,’-u shpreh ai.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Mz1go91ANxw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/deamichellee/