Ditën e djeshme në territorin e shtëpisë së famshme ka fluturuar një dron me foton e Luizit dhe Kejvinës krahas së cilës shkruan:
“Unë të dua dhe ti e di”.
Të gjithë banorët kanë menduar se është nga Kejvina, por ka qënë Olta ajo që ka shpërthyer ndaj Luizit duke e akuzuar atë si shkaktar për largimin e modeles.
Mirëpo mesa duket të gjitha dyshimet kanë qënë të vërteta.
Dorisa Kthella, motra e modeles ka reagua ditën e djeshme në Instagram lidhur me këtë ngjarje që ka befasuar rrjetin.
Ajo ka kërkuar ndjesë në emër të familjes së saj për shuplakën e modeles, duke shtuar se nuk në të vërtetë Kejvina nuk sillet në atë mënyrë.
“Kejvina disa ditë më parë iu ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i dërgonte një dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer.
Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve iu kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë.
Por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë”, ka shkruar motra e Kejvinës në Instagram.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dorisakthella_nails/3033125373205338905/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kejvina