Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” ku ka komentuar disa nga situatat brenda shtëpisë së famshme.
Edhe pse rrugëtimi i vetë gazetarit u ndërpre herët, Ronaldo ishte po aq i drejtëpërdrejtë brenda shtëpisë sesa edhe jashtë saj.
Gjatë bisedës ai ka treguar hapur se kë sheh në finale.
Sipas tij ata janë: Olta, Luizi, Maestro dhe Valbona.
“Unë jam në dilemë për të 4-tin. 3 finalistët janë Maestro, Olta dhe Luizi.
Maestro ka qenë shumë herë në nominim sepse nuk i njihte fillimisht shumë njerëzit, por ai është zbulim i atij Big Brother.
Në gjuhën popullore themi se ai është “skuth” po në lojë është shumë mirë. Unë personalisht do doja të shikoja Bonën. Na ka dhuruar tërë këto video shumë, edhe aty ka sjell frymë tjetër.
Por Luizi e ka fituar”, është shprehur Ronaldo.
Linku: https://www.youtube.com/@TopChannelAlbania
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoGAz8oNlSP/?utm_source=ig_web_copy_link