Sipas MeteoAlb, dita e enjte do të sjelli tërheqje graduale të masave ajrore tw ftohta duke përmirësuar lehtësisht situatën termike në vendin tonë, ku në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori do të jetë në vlera pozitive.
Shqipëria do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë dominim të kthjellimeve në orët e para të ditës në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja i bëjnë më të dukshme vranësirat, por mundësia për reshje në territor është 0.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -9°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com