Home Lifestyle Parashikimi i motit, 14 shkurt 2023
Parashikimi i motit, 14 shkurt 2023
0

Parashikimi i motit, 14 shkurt 2023

0
0

Pothuajse i gjithë territori i vendit tonë, deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e e kthjellimeve, por në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave.

MeteoAlb parashikon që në orët vijuese vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në një pjesë të mirë të vendit tonë, ku më të fokusuara pritet që vranësirat të jenë në zonat Lindore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje

Vija bregdetare edhe gjatë pjesës së dytë të ditës do mbetet nën ndikimin e intervaleve të gjatë me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes, por mbetet kostante në mesditë duke u luhatur nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik. com