U përfol gjatë për një krisje mes tyre, Xhensila i dedikon fjalë zemre Besit në këtë ditë të shënuar
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur për publikun.
Pavarësisht mbështetjes dhe pëlqimin nga publiku, para disa kohësh çifti është përfolur në mediat rozë për një krizë në lidhjen e tyre.
Mirëpo në këtë ditë të shënuar për dashurinë, këngëtarja ka shuar edhe dyshimet më të vogla lidhur me marrëdhënien e tyre.
“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrinë t’i bëjë këto gjëra?
Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen?
Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja?
Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresë…? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës?
Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike?
Prandaj, urime ty që e feston Dashurinë!”, shkruan Xhensila në InstaStory.
Linku: https://www.instagram.com/stories/xhensilamyrtezaj/3037904657648410990/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CooxZFfodZH/?utm_source=ig_web_copy_link