Ermal Mamaqi është një nga emrat më të lakuar në media.
Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe jo vetëm ku ndan momente nga përditshmëria e tij.
Mamaqi ka ardhur me një mesazh për të gjithë prindërit.
‘Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën.
U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë.
Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10.
Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport.
Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit.
Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë…
Mos investoni për Pensionin miq.
Investoni te fëmijët tuaj.
Ata janë pensioni më i mirë.’
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/