Home ShowBiz Fansat brohorisin në mbështetje të Luizit jashtë shtëpisë së famshme, Olta nuk përmbahet
Fansat brohorisin në mbështetje të Luizit jashtë shtëpisë së famshme, Olta nuk përmbahet
0

Fansat brohorisin në mbështetje të Luizit jashtë shtëpisë së famshme, Olta nuk përmbahet

0
0

Luizi është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij brenda shtëpisë së famshme ai është vendosur në qendër të vëmendjes.

Teksa gjatë pasdites qëndronte me Kristin, Maestron Kiarën dhe Oltën në oborr, jashtë shtëpisë së famshme u dëgjuan disa zëra fëmijësh që brohorisnin frazën: “O Luiz o Kampion gjithë Shqipëria ty të don”.

Në atë moment Luizi nisi t’u tregonte banorëve se si disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së BBV dhe brohorasin.

Ndërsa fëmijët nisën të thërrisnin sërish, Olta është shprehur se ata po thonë ‘O Luiz O legen’.

Luizi e ka pritur me sportivitet duke shtuar me shaka se aktorja ka probleme me dëgjimin.

“O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes”, është shprehur Luizi.

“Ashtu e dëgjova. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet”, është kthyer Olta.

Linku: https://www.tiktok.com/@albanianalbanian08/video/7200434663599508741

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/

https://www.instagram.com/luiz.ejlli/