Pas akuzave për performancë ‘satanike’ në Grammy, Sam Smith sulmohet papritur në mes të rrugës
Sam Smith u bë viktimë e një sulmi verbal gjatë një shëtitje në Central Park, Nju Jork, gjatë së cilës një i huaj i quajti atë “demon” dhe “i ligë”.
Është shfaqur një video e këngëtarit duke shijuar një shëtitje në Nju Jork kur ai bëhet shinjesër e një personit.
Këngëtari ka qenë pjesë e një zhurme të madhe që nga performanca e tij në Grammy dhe Brit Awards, nga ku ka marrë një sërë ankesash, sipas The Mirror.
Në klip, një grua mund të dëgjohet duke bërtitur: “Sam Smith i përket ferrit, o demon, i shtrembëruar, i sëmurë”. Më pas ajo bërtet: “Nënë e sëmurë**** Sam Smith, je i ligë”.
Gruaja më pas inkurajon dikë tjetër që të bashkohet përpara se videoja të ndalojë. Sam nuk u përgjigj dhe vazhdoi të ecte ndërsa merrej me punët e tij.
Duke kënduar këngën e tyre Unholy në Grammy së bashku me Kim Petras, performanca kishte një temë djallëzore, ndaj pubiku shpërtheu në akuza duke e qujtur atë si “satanike”.
Linku: https://www.dailyrecord.co.uk/entertainment/sam-smith-verbally-attacked-called-29238000
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoslUzdISg_/?utm_source=ig_web_copy_link