“Nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza”, Robert Aliaj habit me deklaratën për të birin
Ditën e sotme artisti i njohur, Robert Aliaj ka qënë i ftuar përmes një lidhje telefonike me emisionin “Fun Club”.
Ai ka folur për rrugëtimin e të birit në formatin e njohur.
Gjatë diskutimit nuk mund të mos mungonte një diskutim në lidhje me lidhjen e Kristit jashtë dhe me raportin e tij me Keisin brenda.
“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka,” u shpreh Roberti teksa u pyet lidhur me raportin e të birit me Keisin.
“Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë,” është shprehur ai për lidhjen e përfolur të Krisit.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChSCy4ot3GCc3pRgL3OQQ3yTWGRVNE3mYlQzvw0/