Formati i “Big Brother VIP” është kthyer në një fenomen, ku një ndër personazhet më të përfolur e të komentuar është Luiz Ejlli.
Ai ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm të publikut, por edhe të mjaft figurave të njohura.
Mirëpo nuk ka vetëm mbështetës, ndaj Luizit ka edhe kritika.
Së fundmi ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj ka komentuar lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku Luizi në një moment nervozizmi, teksa po debatonte ashpër me Oltën i është kthyer keq Kiarës.
Ndonëse një reagim në nervozizëm Shqipja e ka çuar më lart duke e cilësuar si një shenjë se si mund të sillet Luizi më vonë me Kiarën.
“Kurrë nuk mund të jem me një person të tillë, që është harbut dhe nëse do arrinte limitin, sado person pozitiv të jetë apo ta bëni, është një njeri që në të ardhme ka për t’a dhunuar këtë femër”, thotë ndër të tjera Shqipja për Luizin në një video në InstaStory.
Linku: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb29PTpMh4e/?utm_source=ig_web_copy_link