Diola ka qënë e eleminuara e spektaklit të kaluar në “Big Brother VIP”.
Pas largimit të saj nga shtëpia e famshme, Diola ka qënë e ftuar në emisionin “Breaking” ku ka folur për deklaratën e saj të bujëshme brenda Big Brother, në lidhje dashurinë për një 77-vjeçar.
E ftuar për intervistë, Diola është shprehur se atë person për të cilin ka folur e vlerëson për dijen dhe inteligjencën që kishte.
“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online. Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam than dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.
Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota”, është shprehur Diola.
Linku: https://youtu.be/9UAS8AmCS9k
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoqTTudNibx/?utm_source=ig_web_copy_link