Home Aktualitet E trishtë! Ndërron jetë papritur legjenda e televizionit italian
E trishtë! Ndërron jetë papritur legjenda e televizionit italian
0

E trishtë! Ndërron jetë papritur legjenda e televizionit italian

0
0

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, Maurizio Costanzo, gazetar, drejtues televiziv, autor dhe skenarist i njohur.

Ai ishte 84 vjeç.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur zyra e tij e shtypit.

Megjithatë, pavarësisht moshën ende nuk dihet arsyeja e vertetë e ndarjes së tij nga jeta.

I lindur në Romë më 28 gusht 1938, Costanzo ka nënshkruar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale.

Ai arriti një popullaritet të madh në 1976, duke drejtuar emisionin “Bontà loro” në Rai.

Por emri i tij është i lidhur edhe me emisionin “Maurizio Costanzo”, i transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset.

Ndër programet më të njohura të tij, është “Buona domenica”.

Ai ka shkruar libra të shumtë, duke përfshirë “Chi mi credo di essere” 2004, “E che sarà mai” (2006), “La strategia della tartaruga” (2009), “Vi racconto l’Isis” (2016) etj. Maurizio Costanzo, gazetar, regjisor, prezantues televiziv, kantautor dhe skenarist, ishte një monument i televizionit italian, një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të ekranit të vogël.

Linku: https://www.ruetir.com/2023/02/maurizio-costanzo-has-died-icona-news/

Burimi i fotos: pexels.com