Luiza Gega, është një nga sportistet më të sukseshme dhe më të pëlqyera nga pubiku.
Pak ditë më parë ajo është ‘akuzuar’ nga atletja e njohur, Klodiana Shala se i ka marrë ish-partnerin.
Luiza ka reaguar së fundmi lidhur me këtë deklaratë të ish-sportistes, duke e cilësuar gjithë rrëfimin e saj si viktimizim.
Gjithashtu Luiza ka hedhur poshtë akuzën drejt saj duke e cilësuar një histori të mbyllur të Klodianës dhe ish-partnerit të saj.
“Nuk asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus tek punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të patur pak vëmendje.
Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit por askujt jo ti kem bërë keq, por as se kam çuar nëpër mendje. S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë.
Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajte me bukë që ju ka bërë njerëzve nuk është aspak e vërtetë.
Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega për Panorama Plus, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të bëra në drejtim të emrit të saj”, është shprehur ajo.
Linku: Panorama Plus
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjlFMgXtP-_/?utm_source=ig_web_copy_link