Home ShowBiz Humbi fëmijën përpara se të niste rrugëtimin në BBV, Olta trondit me rrëfimin e saj
Humbi fëmijën përpara se të niste rrugëtimin në BBV, Olta trondit me rrëfimin e saj
0

Humbi fëmijën përpara se të niste rrugëtimin në BBV, Olta trondit me rrëfimin e saj

0
0

Olta Gixhari është konsideruar si një nga banoret më të forta dhe madje pretendente për fitoren e “Big Brother VIP”.

Ditën e djeshme ajo ka rrëfyer një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur pak përpara se të niste rrugëtimin e saj në formatin e njohur.

Olta u ka treguar banorëve sesi pësoi abort spontan kur ajo ishte vetëm katër javëshe.

“Para se të hyja këtu tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha shumë e vogël, 4 javëshe. Asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze.

E bëra dhe pak kështu, sepse nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu, ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte.

I thashë vetes nëse e humb fëmijën do hy në shtëpinë e BBV. Kam qenë deri në hotel, nuk vij, do dal do iki. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë “ok” kjo është një shenjë. Por e humba”, tha Olta Gixhari.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpH2nevLY5j/?utm_source=ig_web_copy_link