Home Lifestyle Parashikimi i motit, 7 shkurt 2023
Parashikimi i motit, 7 shkurt 2023
0

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë përgjatë gjithë ditës së martë parashikohet të përfshihet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugore të Shqipërisë.

Ndërsa në orët në vijuese parashikohet që të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, si fillim në Ultësirën Perëndimore dhe më pas gjatë mbrëmjes dhe natës edhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com