Në rrjet ka nisur një debat mes fansave pas fotove të “fytyrës së paedituar” të Kim Kardashian, në të cilat u ekspozuan hapur shenjat e plakjes.
Disa javë më parë, Kim Kardashian fitoi vëmendje në internet pasi ndau në llogarinë e saj në Instagram një seri fotosh në dukje të edituara.
Kim, e cila kishte marrë pjesë në një festë private të Dolce and Gabbana në Milano, dukej sensacionale teksa pozoi me një fustan të mrekullueshëm prej lëkure gjarpri.
Por fansat filluan të irritoheshin kur vunë re se sa ndryshe dukej Kim, 42 vjeç, në fotot e bëra në të njëjtën natë nga njerëz të tjerë.
Modelja Leonie Hanne ndau një foto të saj dhe të Kim-it më 26 shkurt dhe u përmbyt shpejt me komente duke theksuar se Kim dukej e pabesueshme, ndërsa lëkura e saj dukej shumë më e teksturuar këtu në krahasim me fotot në Instagram-in e saj.
Imazhi i postuar nga Leonie gjithashtu dukej ndryshe nga fotot e paparacëve që Kim postoi nga eventi.
Në fakt tashmë është bërë e ditur se ajo ka paparacën e saj personal, dhe gjithashtu i modifikon dhe miraton këto imazhe përpara se të publikohen dhe ripostohen në Instagramin e saj.
Fansat kanë qënë të irrituar nga ky mashtrim, duke qenë se ajo me sa duket i kishte edituar ato për të fshehur shenjat e plakjes.
“Ajo është ende shumë e bukur, ajo thjesht duket në moshën e saj pa filtra,” shkroi një person nën një video të TikTok të që tregonte ndryshimin midis fotove në dukje të modifikuara dhe të paedituara të Kim.
Linku: https://www.buzzfeed.com/leylamohammed/kim-kardashian-edits-photos-hide-signs-aging-authenticity
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpIdx1JoSBM/?utm_source=ig_web_copy_link