“Ka ditë që nuk flas me njeri”, Zhaklina zbulon gjendjen e rënduar pas komenteve të publikut
Aktivistja e njohur, Zhaklinë Lekatari, ka qënë e ftuar së fundmi në emsionin e pasdites “Ftesë në pesë”.
Zhaklina këtë sezon televiziv ka qënë në rolin e opinionistes së formatit të njohur, “Big Brother VIP”.
Përpos mbështetjes Zhaklina është përballur edhe me komente negative, të cilat kanë ndikuar jo pak në gjendjen e saj psikologjike dhe emocionale.
Këtë e ka treguar vetë Zhaklina në intervistë me Bietën.
Aktivistja rrëfen momentet e vështira dhe thotë se shkon vazhdimisht te psikologu apo psikiatri, pasi është e vetëdijshme se akuzat dhe ofendimet që merr të lënë trauma.
“Kam qarë një natë, fjeta herët, nuk flisja dot me njeri. Të lënë trauma. Unë shkoj te psikologu, shkoj te psikiatri”.
Megjithatë, ajo thekson se nuk është penduar për mënyrën luftarake që ka zgjedhur.
“Jo. Unë e kam ditur që do të ishte e vështirë. Dua t’u them edhe të tjerëve që kjo sjellje nuk është normale. Nëse nuk të pëlqen dikush, nuk duhet t’i drejtohesh në këtë mënyrë”.
Por, profesioni, shprehet Lekatari, e pengon të ketë një bashkëshort.
“Është shumë e vështirë të kesh lidhje, me zgjedhjen që kam bërë unë tani me profesionin. Është shumë e vështirë të gjesh një burrë që pranon këtë”.
Linku: https://youtu.be/gtiZjyE7ULg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/zhaklinlekatariofficial/