Home ShowBiz Nga sakrificat e punës deri tek marrëdhënia me prindërit e partnerit, rrëfehet si rrallëherë Kristina Baki
Nga sakrificat e punës deri tek marrëdhënia me prindërit e partnerit, rrëfehet si rrallëherë Kristina Baki
0

Nga sakrificat e punës deri tek marrëdhënia me prindërit e partnerit, rrëfehet si rrallëherë Kristina Baki

0
0

Kristina Baki është një nga modelet më të njohura dhe më të dashura.

Edhe pse shumë aktive me daljet e saj në publik, Kristina gjiuthmon është përpjekur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private.

Së fundmi modelja ka qënë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”, ku përmes pyetjeve ngacmuese të fëmijëve ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj.

E pyetur nga fëmijët për profesionin dhe mënyrën e saj të jetesës, Kristina Baki nuk e kurseu përgjigjen e saj ku zbuloi sakrificat për të arritur në ditët e sotme.

Jam aq e pasur sa për të bërë një jetë të qetë dhe të lumtur. Pra për të pasur këtë jetë të qetë dhe lumtur unë kam punuar shumë fort. Sepse profesioni i modeles ndonjëherë edhe keqinterpretohet.

Domethënë njerëzit mendojnë se të jesh modele nuk është një profesion, është thjesht e bën për qejf. Por jo, për mua ka qenë një profesion.

Unë që nga mosha 17-vjeçare që e kam nisur rrugëtimin tim si modele, kam punuar shumë fort, kam udhëtuar vetëm, kam qarë, jam zgjuar shumë herët për të kapur lindjen e Diellit, perëndimin, në të ftohtë, kështu që jam munduar shumë për t’i bërë ato para që t’i kurseja kur isha e vogël te derrkuci dhe më pas t’i hidhja në bankë dhe për të pasur këtë jetën e qetë dhe të lumtur që mund të kem tani, por nuk jam aq e pasur jo, nuk jam shumë e pasur”, është shprehur modelja.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se jeton së bashku me prindërit e partnerit të saj dhe për këtë ëështë e lumtur. Kristina zbuloi gjithashtu se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj.

Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen tek krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time.

Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim. Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet.

Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë”-tha Kristina teksa ishte e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, përfundoi modelja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=TTvQkTFoXU0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co9lxd7qkj1/