Home Aktualitet Tragjike, reperi 28 vjeçar ndahet nga jeta në mes të skenës
Tragjike, reperi 28 vjeçar ndahet nga jeta në mes të skenës
0

Tragjike, reperi 28 vjeçar ndahet nga jeta në mes të skenës

0
0

Reperi Costa Titch vdiq në moshën 28-vjeçare pasi u rrëzua në skenë gjatë festivalit muzikor

Costa Titch ishte duke performuar në Nasrec Expo Center kur u rrëzua në skenë.

“Vdekja ka trokitur tragjikisht në derën tonë. Duke na grabitur djalin, vëllain dhe nipin tonë të dashur. Constantinos Tsobanoglou, të cilin Afrika e Jugut e kishte dashuruar dhe idhulluar me emrin e tij artistik “Costa Titch”, shkruante familja në faqja e reperit në Instagram.

Costa Titch u rrëzua në skenë, një individ nxitoi për të ndihmuar reperin, i cili për pak kohë u rikthye përpara se të rrëzohej përsëri.

Familja Tsobanoglou ju falenderon për dashurinë dhe mbështetjen që i keni dhënë djalit tonë dhe ju mund të vazhdoni ta lartësoni atë edhe në shpirt. Ju lutemi na mbani në lutjet tuaja dhe të lartësuar në Zotin”, mbylli familja.

Linku: https://www.foxnews.com/entertainment/rapper-costa-titch-dies-28-collapsing-onstage-music-festival

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/costatitch/

 

tags: