Home ShowBiz ‘Nuk ia fal vetes’, Keisi dhe Kristi i japin fund publikisht romancës mes tyre
‘Nuk ia fal vetes’, Keisi dhe Kristi i japin fund publikisht romancës mes tyre
0

‘Nuk ia fal vetes’, Keisi dhe Kristi i japin fund publikisht romancës mes tyre

0
0

Keisi dhe Kristi kanë ndërprerë përfundimisht romancën e tyre në Big Brother Vip.

Dyshja gjatë një diskutimi të gjatë mes tyre kanë vendosur ta mbyllin.

‘Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është diçka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxora me kokën lart, ai ka besim te unë, shprehet Keisi.

E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva.

Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. Unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time. Dhe më mirë e lëmë me kaq. Kam harruar të këndoj, të mbaj veten e të krijoj shoqëri. Kam qenë shumë keq e tani jam shumë e çlirët, kisha dhe një takim me psikologen, kisha dy ditë që pata kështu gjendje.

Kristi e priti mirë sqarimin e Keist dhe të dy ishin në të njejtin mendim për raportin e tyre.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/keisimedini/