Home ShowBiz Stresi fiton Big Brother Vip Kosova
Stresi fiton Big Brother Vip Kosova
0

Stresi fiton Big Brother Vip Kosova

0
0

Mbrëmë është mbajtur finalja e Big Brother Vip Kosova.

Mes finalistëve Stresi është shpallur fitues i Big Brother Vip Kosova i cili është mirëpritur nga publiku me shumë brohorima.

Stresi ka qenë një nga personazhet më guximtarë dhe të dashur për ndjekësit në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë këtij rrugëtimi reperi ka qenë kryefjala e Big Brother Vip Kosova.

Emocionet dhe surprizat kanë qenë të mëdha për finalistët dhe kryesisht Stresin.

Reperi u surprizua nga e ema ku në mes lotësh u ul në gjunjë duke i puthur këmbët.

Flori Mumajesi ishte surpriza e rradhës.

‘Për mua ja ke arritur gjithçkaje, e sfidove veten ne kohën tënde më të mirë, ti për mua e ke fituar. Të kam bërë një dhuratë kur të dalësh,’ tha Flori.

Kujtojmë se Stresi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë vip ka shprehur disa herë mirnjohje ndaj Florit për karrierën e tij. Flori ka qenë i pari që ia ka zgjatur dorën për ta ndihmuar me u fut në botën e muzikës.

Më pas reperi mori një mesazh emocionues nga Noizy. Reperi suportoi gjithë rrugëtimin e Stresit ku u shpreh se mezi po pret që të takohen jashtë.

Stresi gjatë qëndtrimit në Big Brother ka bërë një projekt të veçantë muzikor për mrrdhënien Kosovë- Shqipëri.

Kënga titullohet Kosovë-Shqipni.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_ZnvHdeeYpM

https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/