Bëhet baba për herë të tretë, Mark Zuckerberg zbulon domethënien e veçnatë të emrit të së bijës
Mark Zuckerberg prej kohësh është i magjepsur me Romën e Lashtë.
Bashkëthemeluesi i Facebook njoftoi të premten lindjen e fëmijës së tij të tretë, duke zbuluar se ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan e kanë quajtur vogëlushen e tyre Aurelia.
Zuckerberg ndau foton e parë të të porsalindurës përmes një postimi në Instagram, duke e quajtur atë “një bekim kaq të vogël”.
Emri Aurelia është një referencë për perandorin romak Marcus Aurelius dhe shënon herën e tretë të përpjekjeve të Zuckerberg për të vendosur vajzave të tij emra që i referohet një prej perandorive më të fuqishme në histori.
Vajza e parë e 38-vjeçari quhet Maxima, një ndryshim i emrit latin Maximus. Vajza e tij e dytë quhet August në referencë të perandorit romak Augustus Caesar, të cilin Zuckerberg e ka quajtur një nga figurat “më magjepsëse” në histori.
Linku: https://www.cnbc.com/2023/03/24/why-mark-zuckerberg-keeps-naming-his-kids-after-roman-emperors.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjlVoTpBhqU/