Home ShowBiz Mori kërcënime me vdekje, Hailey Bieber reagon pas deklaratës mbështetëse të Selena Gomez
Mori kërcënime me vdekje, Hailey Bieber reagon pas deklaratës mbështetëse të Selena Gomez
0

Mori kërcënime me vdekje, Hailey Bieber reagon pas deklaratës mbështetëse të Selena Gomez

0
0

Situata mes fansave të artistes së njohur, Selena Gomez dhe partneres së Justin, Hailey Bieber vazhdon të mbetet e tensionuar edhe pas kaq vitesh.

Së fundmi modelja e njohur ka marrë shumë kërcënime me jetë, gjë e cila solli edhe reagimin e këngëtares Selena Gomez.

Përmes një shkrimi në InstaStory artistja u kërkoi fansave të saj të ndalonin këtë gjuhë urrejtje ndaj Hailey-t.

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet kaq të urryer. Kjo nuk është ajo që unë përkrah. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet”, u shpreh artistja.

Selena gjithashtu filloi të ndiqte Hailey në Instagram në një shfaqje mbështetjeje.

Gjithashtu ka patur edhe një reagim nga modelja, e cila ka falenderuar publikisht Selenën.

“Dua të falënderoj Selenën që foli, pasi ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si ta kalojmë këtë histori të vazhdueshme mes saj dhe meje”, shkroi Hailey ndër të tjera.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-11900009/Hailey-Bieber-thanks-Selena-Gomez-speaking-behalf.html

https://www.instagram.com/stories/haileybieber/3065718471275624984/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpyfMjNvEPW/?utm_source=ig_web_copy_link