Monika Lubonja është tashmë një nga figurat më të dashura për publikun.
Së fundmi aktorja e njohur ka qënë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”, ku nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve pikante dhe të çiltra të vogëlushëve.
“Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?”, ka qënë një nga pyetjet që në fakt i bëhet më së shpeshti Monikës.
Ajo është përgjigjur si çdo here me shumë sportivitet dhe humor.
“Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë.
Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur”, është shprehur Monika.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0VTS-BZheaU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co0I_gytybb/?utm_source=ig_web_copy_link