Xhensila Myrtezaj është padyshim një nga këngëtaret më të dashura dhe të përfolura të estradës sonë.
Pak kohë më parë në rrjet qarkulluan zëra se raporti me partnerin e saj, aktorin e humorit, Bes Kallaku po kalonte një krizë.
Së fundmi artistja ka dhënë një intervistë për emisionin “E diell” ku ka folur edhe për raportin e saj me Besin.
Teksa u pyet nga moderatoret se si është aktori në rolin e babit, Xhensila nuk i kurseu fjalët e mira për bashkëshortin e saj duke e cilësuar si ‘të jashtëzakonshëm’.
Ndërsa gjatë githë intervistës nuk kanë munguar edhe deklaratat e dashurisë ndaj tij.
“Besi ka një besi të verbër tek unë, gjë e cila e lehtëson shumë. Ne e kemi vërtetuar.
Tashmë kemi 14 vite me njëri-tjetrin dhe kemi kaluar çdo fazë. Gjëja që unë dua më shumë dhe dua ta rris Ajkën me këtë frymë është besimi.
Besimi dhe besnikëria. Duke qënë se ne e kemi pasur shumë të pastër marrëdhënien tonë, ka dashur Zoti që edhe problemet e tjera qëkemi pasur të minimizohen dhe të vlerësohet sinqeriteti dhe besnikëria që kemi pasur ndaj njëri-tjetrit.
Kemi pasur edhe ne ulje-ngritjet tona, në rrethana të tjera, por kurrë në besim dhe besnikëri. Jam e sigurt sikur të ishte lënkundur kjo gjë do ishte shkatërruar gjithçka”, është shprehur ndër të tjera artistja.
Linku: https://youtu.be/nNaDNf30zpE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqN_5uqo57q/?utm_source=ig_web_copy_link