Home Lifestyle  Parashikimi i motit, 29 mars 2023
 Parashikimi i motit, 29 mars 2023
0

 Parashikimi i motit, 29 mars 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në vendin tonë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore.

Ndërsa vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore duke krijuar dhe mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com