Shtuan dyshimet për vërtetësinë e martesës së tyre, flet më në fund bashkëshorti i Britney Spears
Britney Spears dhe Sam Asghari u panë pa unazat e martesës këtë javë.
Sam Asghari, bashkëshorti i yllit të popit, Britney Spears, ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje, që po konfuzon fansat.
Fansat filluan të spekulojnë se çifti mund të jetë duke përjetuar një krizë në marrëdhënien e tyre pasi Spears, dhe Sam u panë të mos ishin në praninë e njëri-tjetrit.
Pasi një lum dyshimet filluan të përhapeshin lidhur me këtë çështje të mundshme mes çiftit, modeli iranio-amerikan konfirmoi se të gjitha ishin thjesht thashetheme në një deklaratë të bërë përmes përfaqësuesit të tij.
Përfaqësuesi Brandon Cohen konfirmoi për Page Six të premten, më 31 mars, se Asghari nuk ka probleme martesore me Spears dhe se ai u shfaq vetëm pa unazën e tij sepse aktualisht është në mes të xhirimeve të një filmi.
Linku: https://www.yahoo.com/lifestyle/britney-spears-husband-gives-marriage-233340594.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Coqb9B_vsoP/?utm_source=ig_web_copy_link